Bie numri klientëve/ Shtëpia publike bën ofertën e pazakontë: Nëse vaksinoheni, ofrojmë s*ks falas për 30 minuta, prostitutën e zgjidhni vetë

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 08:09
Bie numri klientëve/ Shtëpia publike bën ofertën e pazakontë: Nëse vaksinoheni, ofrojmë s*ks falas për 30 minuta, prostitutën e zgjidhni vetë

Një bordello austriake ka gjetur një mënyrë për të nxitur njerëzit të vaksinohen, si edhe për të rritur numrin e klientëve që ka rënë për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Fund Palast” ofron vaksina kundër koronavirusit dhe të gjithë ata klientë që pranojnë do kenë mundësinë që për 30 minuta të qëndrojnë falas në një nga saunat e hotelit, me një nga vajzat që punon në bordello, të cilën e përzgjedhin vetë.

Afërsisht 64% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar, ndërsa qytetarët që nuk kanë pranuar deri tani nuk u lejohet të hyjnë në kafene, restorante dhe parukeri.

Rregulli “2G”, i cili kërkon prova të vaksinimit të plotë ose shërimit nga koronavirusi, është gjithashtu në fuqi për hyrjet në hotele, kinema apo evente ku ndodhen më shumë se 25 persona.

Vendosja e këtyre rregullave ka çuar në rënie të numrit të klientëve në shtëpitë publike.

(Kosova Sot Online)