Prokuroria nis hetimet për ulëset e shtrenjta të Mytaher Haskukës

  • A.P /
  • 11 November 2021 - 20:11
Prokuroria nis hetimet për ulëset e shtrenjta të Mytaher Haskukës

Prokuroria Themelore në Prizren është duke hetuar dyshimet për keqpërdorim të buxhetit komunal nga ana e komunës së Prizrenit lidhur me një tender që ka të bëjë me blerjen e disa ulëseve me çmim enorm të shtrenjtë.

Kontrata tre vjeçare e nënshkruar në dhjetor të vitit 2018 në mes Komunës së Prizrenit dhe konzorciumit të kompanive “NABS” dhe “Arching”, me një vlerë të përgjithshme prej 289 mijë e 124 euro, që parasheh pajisjen e mini-parqeve të qytetit me ulëse, shtylla të ndriçimit e shporta të mbeturinave është bërë cak i hetuesisë.

Komuna kishte kontraktuar katër modele të ulëseve, që për nga pamja dukeshin të njëjta dhe që të gjitha janë pjesë të një kontrate. Dallimi ishte në veshjet e ndryshme anti-korrozive, e që çmimet dallonin për rreth 1000 %. Komuna kishte buxhet vetëm 20, 000.00 euro, ndërsa kishte shpallur fitues një tender në vlerë prej 1, 700 %.

KDI, kishte gjetur se, në kontratën e nënshkruar, çmimet për ulëse dallonin deri në 9,900%.

Ulëset me çmimet prej 995 euro kishin filluar të korrodohen ende pa i mbushur një vit, për këtë mediat kanë publikuar edhe artikuj.

(Kosova Sot Online)