Sekuestrohet një armë zjarri në Podujevë

  • A.P /
  • 11 November 2021 - 20:00
Sekuestrohet një armë zjarri në Podujevë

Policia e Rajonit të Prishtinës sot kanë shoqëruar një person për armëmbajtje pa leje.

Personit të dyshuar: A.H,  mashkull 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: një armë zjarri si dhe një karikator me pesë fishekë.

“Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në komunikatë e PK-së,

(Kosova Sot Online)