![Tërmet i fortë në Greqi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57691722035783.jpeg)
Mjegull e ngrica, moti për ditët e fundit të kësaj jave
![Mjegull e ngrica, moti për ditët e fundit të kësaj jave](/uploads/kosova-sot/images/2021/November/12/auto_autumn-in-the-white-mountains-of-new-hampshire-royalty-free-image-841380450-1531931081-600x3601636699022.jpg)
Deri në fundjavë, në vendin tonë mbetet mot i qëndrueshëm, me vransira dhe me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten edhe kushte për mjegull, e vende-vende do të ketë edhe ngrica.
Cilësia e ajrit, do të jetë në vlera të pranueshme e mesatare, e në periudha më të zgjatura të qetësisë gjatë mbrëmjes kalon edhe në vlera të dobëta, sidomos ditën e shtunë.
12.11 – Pas mëngjesit me mjegull përgjatë ultësirave, ditën kryesisht me vransira dhe intervale më të gjata me diell.
13.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.
14.11 – Vransira e diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit.
15.11 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu në mëngjes.
Temperaturat minimale në rënie edhe deri në 0C. Maksimalet pa ndryshime deri të dielen, ndërmjet 11C e 13C, e të hënën zbresin në 10C.
Era do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-6m/s, e të hënën nga verilindja.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies, mirëpo mbetet mbi vlera normale.
(Kosova Sot Online)