Pamje mizore nga kufiri Poloni – Bjellorusi: Fëmijë në të ftohtë e tela me tehe të mprehta

  • G.G /
  • 12 November 2021 - 10:51
Pamje mizore nga kufiri Poloni – Bjellorusi: Fëmijë në të ftohtë e tela me tehe të mprehta

Shtetet perëndimore evropiane dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar në Kombet e Bashkuara veprimet e Bjellorusisë në lidhje me emigrantët e ngujuar në kufirin e këtij shteti me Poloninë.

Pamjet nga ajo pjesë janë mizore: fëmijë që rrinë në të ftohtë, njerëz që mundohen të ndezin zjarre për t’u ngrohur, tela të lartë me tehe të mprehta e ushtarë që gjuajnë sprej ndaj atyre që mundohen ta prishin rrethojën.

Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe, Irlanda, Shqipëria, Norvegjia dhe Estonia e dënuan atë që e cilësuan “instrumentalizim të orkestruar të qenieve njerëzore, jeta dhe mirëqenia e të cilave janë vënë në rrezik për qëllime politike nga Bjellorusia”.

Këto vende thanë se taktika e Bjellorusisë është e papranueshme dhe bënë thirrje për reagim të fuqishëm ndërkombëtar. Në deklaratë gjithashtu akuzohet regjimi autoritar i presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko, se po bëhet kërcënim për stabilitetin rajonal, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Radio Evropa e Lirë dhe agjencia amerikane e lajmeve, “Associated Press”, sjellin pamje prekëse nga zona e krizës me emigrantët. Pamjet po i paraqesim më poshtë.

(Kosova Sot Online)