Gjini e fiton edhe një mandat në Gjakovë, sipas rezultateve të Exit Poll-it

  • A.P /
  • 14 November 2021 - 19:08
Gjini e fiton edhe një mandat në Gjakovë, sipas rezultateve të Exit Poll-it

Ardian Gjini i AAK-së e ka fituar edhe një mandat në krye të Komunës së Gjakovës, sipas Exit Poll-it.

Sipas rezultateve të Exit Poll-it Gjini del fitues në balotazh me 53,0%.

Kundërkandidatja e tij nga LVV-ja, Mimoza Kusari-Lila ka marrë 47,0% të votave, sipas këtij Exit Poll-i.

Gjini kishte fituar 45,76% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve, mbajtur më 17 tetor.

Mimoza Kusari-Lila kishte marrë 37,20% të votave në raundin e parë.


(Kosova Sot Online)