
Nis festa te selia e LDK’së në Podujevë

Para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, disa përkrahës të kësaj partie tashmë kanë nisur festën.
Pavarësisht se ende nuk dihet rezultati dhe Exit Poll’et e realizuara kanë rezultate të ndryshme për fituesin, aktivistët e LDK’së janë mbledhur para selisë dhe po festojnë.
Ndryshe, sipas Exit Poll’it fitues në Podujevë është Shpejtim Bulliqi i VV’së.
Bulliqi ka fituar 50.4 për qind të votave, derisa Ekrem Hyseni i LDK’së ka marr 49.6 përqind.
(Kosova Sot Online)