Afër 90% e votave të numëruara në Klinë, prin bindshëm Zenun Elezaj

  • A.P /
  • 14 November 2021 - 20:29
Afër 90% e votave të numëruara në Klinë, prin bindshëm Zenun Elezaj

Janë numëruar afër 90% e votave për kryetar të komunës së Klinës.

Aty bindshëm po prin kandidati i AAK-së, Zenun Elezaj me 54.87% të votave.

Kandidati i PDK-së, Esat Raci, ka marrë 45.13 të votave.

Ka filluar numërimi i votave për kryetar të komunës së Klinës.

Deri më tani janë numëruar mbi 4 mijë vota, sipas faqes zyrtare të KQZ-së.

Me 54.47% të votave prin kandidati i AAK-së, Zenun Elezaj.

Esat Raci ka 45.53% të votave.  

(Kosova Sot Online)