PDK-ja me Shaqir Totajn fiton Prizrenin

  • A.P /
  • 14 November 2021 - 21:38
PDK-ja me Shaqir Totajn fiton Prizrenin

Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer Prizrenin, pasi Shaqir Totaj doli më i votuari në zgjedhjet që u mbajtën sot në Kosovë.

Totaj mori 51.01% të votave, duke lënë pas Mytaher Haskukën me 48.99% të votave.

Kështu Totaj mori besimin e 173.359 qytetarëve për të udhëhequr në katër vitet e ardhshme me Prizrenin.

[21:22 Thellohet epërsia e Shaqir Totajt në Prizren]

Votat e fundit që janë numëruar në Komunën e Prizrenit kanë përmbysur rezultatin, meqë aty printe Mytaher Haskuka.

Aktualisht, në Prizren i pari ka dalë Shaqir Totaj i PDK-së i cili ka thelluar epërsinë në afro 1 mijë vota.

Shaqir Totaj aktualisht ka 26 mijë e 850 vota.

50,90%

MYTAHER HASKUKA- LVV 

25 mijë e 900 vota apo 49,10%

(Kosova Sot Online)