Memli Krasniqi viziton Drenasin

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 19:17
Memli Krasniqi viziton Drenasin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Drenas, për të uruar kryetarin Ramiz Lladrovci për mandatin e ri. Ai ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për besimin në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve është tregues i qartë se PDK jo vetëm që ka qenë në zemrën e qytetarëve të Drenasit, por vazhdon të jetë aty. Sepse, Drenasi është bastioni ynë i pathyeshëm.”, ka thënë Krasniqi.

 “Jam i lumtur që ai do ta vazhdojë këtë qeverisje për të hapur edhe më tej perspektivën për qytetarët e Drenasit me implementimin e projekteve zhvillimore për këtë komunë.”, ka përfunduar Kryetari i PDK’së.

(Kosova Sot Online)