Mot i ndryshueshëm në dy ditët e ardhshme

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 19:43
Mot i ndryshueshëm në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se nëpër ultësira parashihet të formohet mjegull e dobët, kryesisht në orët e para të ditës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHK shtoi se gjatë dy ditëve të ardhshme do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.

(Kosova Sot Online)