Kjo është ambasadorja e Kosovës në Letoni

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 11:05
Kjo është ambasadorja e Kosovës në Letoni

Kosova ka nisur të dërgojë ambasadorë të rinj në disa shtete.

Shkëndije Geci-Sherifi është emëruar ambasadore e Kosovës në Letoni, ndërsa më herët kishte shërbyer në ambasadën e Kosovës në Suedi.

Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Letonisë, Andris Pelšs, i cili ka pritur në Riga ambasadoren Geci-Sherifi.

“Gjatë takimit me ambasadoren e Republikës së Kosovës në Letoni, Shkëndije Geci- Sherifi, me vendbanim në Stokholm të Suedisë, Andris Pelšs shprehu mbështetjen për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ai konfirmoi se Letonia është e përgatitur të ndajë më tej përvojën e saj të reformave dhe integrimit në BE. Letonia është gjithashtu e interesuar të kontribuojë në sigurinë e Kosovës dhe rajonit përmes pjesëmarrjes në forcën paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO-ja, KFOR-i”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Letonisë.

(Kosova Sot Online)