Lexoni edhe:
Emrat e 45 viktimave me origjinë shqiptare nga aksidenti tragjik në Bullgari
Në vendin e ngjarjes ku ku humbën jetën 46 persona, ka qëndruar edhe kreu i komunës së Pernikut, Stanisllav Vladimirov, i cili ka theksuar se shkaqet e aksidentit mund të jenë të shumta, por nuk përjashton edhe mundësin e motit të keq.
“Rruga është e lagësht. Kjo pjesë ka një tatëpjetë shumë të madhe. Që nga dita e djeshme ka rënë shi i lehtë. Nuk mund të thuhet nëse arsyeja është moti i keq, por arsyet mund të jenë të shumta”, tha Vladimirov.
Emrat e 45 viktimave me origjinë shqiptare nga aksidenti tragjik në BullgariLexoni edhe:
Sipas kryetarit të Komunës së Pernikut, në këtë pjesë të rrugës shpesh ndodhin aksidente. Kjo rrugë është një nga më të vështirat në Bullgari.
Për shkak të aksidentit, në kilometrin e 31 të autostradës “Struma” në drejtim nga Sofja në Bllagoevgrad, autostrada do të qëndrojë e mbyllur gjatë gjithë ditës, së paku në drejtim të Bllagoevgradit.
(Kosova Sot Online)