Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme lejon përmbylljen e procesit të likuidimit për PRZ087 KB"Zoçishtë" dhe PRZ091 KB"Opterusha"

  • E.K /
  • 24 November 2021 - 15:01
Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme lejon përmbylljen e procesit të likuidimit për PRZ087 KB

Prishtinë - Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin e gjerë publik se ka pranuar dy Aktvendime të lëshuara nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës (DHPGJSK) përmes të cilëve lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për:

PRZ087 KB"Zoçishtë" me seli në Zoçishtë, Komuna e Rahovecit dhe

PRZ091 KB"Opterusha" me seli në Opterushë, Komuna e Rahovecit.

 Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovim të dy (2) Raporteve Përfundimtare dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këto dy (2) KB, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes këtyre dy (2) Aktvendimeve (C-IV.-21-0214 dhe C-IV.-21-0215) i ka aprovuar këto dy (2) Raporte Përfundimtare dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për KB-të e lartpërmendura.

 Si rrjedhojë, pas Aktvendimit të fundit të DHPGJSK-së numri i NSH-ve për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në terësi ka arritur në 37 NSH/KB/Asete.

Raportet Përfundimtare janë postuar në web faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (www.pak-ks.org).

Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 15 ditë nga dita e pranimit të këtij vendimi për ndonjë ankesë eventuale dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt Agjencia Kosovare e Privatizimit do t’ia dërgoj institucioneve relevante, ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së.

(Kosova Sot Online)