Ekzekutohet pagesa e pensioneve me shtesën prej 100 euro

  • A.P /
  • 24 November 2021 - 22:19
Ekzekutohet pagesa e pensioneve me shtesën prej 100 euro

Sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria.

Kështu bëri të ditur Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook.

“Sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria. 69 milionë euro për 295 mijë përfitues, është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë”, ka shkruar Murati.

Në fund të muajit tetor, ministri Murati në një mbledhje të Qeverisë ka propozuar ndarjen e mjeteve financiare pёr mbështetjen e përfituesve nga skemat sociale dhe pensionale, nё kuadёr tё zbatimit tё masёs 3.2 – Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale.

Sipas këtij vendimi, përfituesit e skemave pensionale nё muajin nëntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesё mbi pensionin e rregullt dhe shtesёn aktuale.


(Kosova Sot Online)