
I plagosuri në Deçan është jashtë rrezikut për jetë

Selman Berisha nga emergjenca e Deçanit ka njoftuar se tre persona kanë mbetur të vdekur nga tragjedia që ndodhi rreth dy orë më parë.
Berisha tha se përveç 3 të vrarëve, ka mbetur i plagosur edhe një person, ku sipas tij është jashtë rrezikut për jetë.
“Një i plagosur ka plagë të lehta nuk ka rrezik për jetë”, tha Berisha.
(Kosova Sot Online)