
Pamje e autobusit ku ndodhi tragjedia në Gllogjan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit, ku dikush ka sulmuar një autobus me armë zjarri, katër persona kanë mbetur të vdekur.
Kosova Sot Online mëson i vrarë ka mbetur shoferi i autobusit, konduktori dhe dy nxënës, vajzë e djalë. Mësohet se djali është 17-vjeçar.
Dy të tjerë janë duke u trajtuar në spital dhe janë në gjendje kritike.
(Kosova Sot Online)