Anton Quni uron Bashkim Jasharin pas emërimit komandant i FSK-së

  • A.P /
  • 01 December 2021 - 17:50
Anton Quni uron Bashkim Jasharin pas emërimit komandant i FSK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka uruar Bashkim Jasharin për emërimin si Komandat i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Quni ka falënderuar edhe Rrahman Ramën për kontributin e dhënë.

“Si ish ushtarak i UÇK-së, TMK-së, FSK-së dhe Ministër i Mbrojtjes, me gjeneralet Rama dhe Jashari kam vetem përvoja të mira, në rrugëtimin për idealin e përbashkët, për lirinë e Kosovës dhe ndërtimin e ushtrisë, si garantuese e lirisë dhe paqes”, shkruan Quni ndër të tjera.


(Kosova Sot Online)