E pazakontë, makina “fluturon” mbi çatinë e shtëpisë

  • A.P /
  • 05 December 2021 - 14:50
E pazakontë, makina “fluturon” mbi çatinë e shtëpisë

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Greqi.

Një makinë si pasojë e shpejtësisë ka fluturuar mbi kangjellat e një vile duke ngecur sipër tyre, thuajse mbi çati.

Pronari i shtëpisë rrëfen se në momentin që dëgjoi zhurmën doli me shpejtësi dhe u çudit kur pa makinën që kishte ngecur mbi kangjella.

Shoferi ka shpëtuar me lëndime të lehta, por e gjithë vëmendja u zhvendos te fakti ku përfundoi makina.

(Kosova Sot Online)