Kjo është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës në Kosovë

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 11:55
Kjo është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës në Kosovë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve në Kosovë është e mirë.

Sipas kësaj ministrie, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme përpos viseve malore.

Po ashtu, nga kjo ministri kanë thënë që kompanitë kanë intervenuar tërë natën në pastrimin e rrugëve.

Nga Ministria e Mjedisit u kanë bërë thirrje vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes.

Njoftimi i plotë:

Sipas informatave nga tereni nga menaxherët rajonal dhe te Autudhëve gjendja e rrugeve është e mirë.

Te gjitha janë te qarkullueshme përpos ne viset malore me duhet vozitur me kujdes të shtuar.

Kompanite kanë intervenuar gjate tere natës ne pastrimin e rrugeve.

Edhe rruget malore:Kullë,Boge Bajgore rruget jane te hapura.

Kërkojmē nga ana e vozitësve që te respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe!

(Kosova Sot Online)