Ish-kryediplomati kroat: Bosnja është në rrezik të madh

  • E.K /
  • 14 December 2021 - 12:34
Ish-kryediplomati kroat: Bosnja është në rrezik të madh

Ish-ministri kroat i Punëve të Jashtme, Mate Graniq, ka komentuar situatën në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai theksoi se Bosnja është në “rrezik të madh”.

“Në skenë janë aspiratat separatiste të Republika Srpskas nga njëra anë, dhe nga ana tjetër një përpjekja për ta bërë BeH një shtet unitar, civil, për të cilin nuk u pajtuam në Dejton dhe nënshkruam në Uashington, Dejton dhe Paris. Dhe ky është një rrezik i madh”, ka thënë Graniq nëtelevizionin kroat, HRT.

Ai kujtoi përmbajtjen e Marrëveshjes së Dejtonit, ndërsa tha se tani kanë ndodhur ndryshime.

“Themelet e Marrëveshjes së Dejtonit janë një shtet, dy entitete, tre popuj përbërës, të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e BeH, njerëzore, civile dhe të gjitha të drejtat e tjera. Ky është themeli i Marrëveshjes së Dejtonit… Por ndryshimet kanë ndodhur. kryesisht me vendime të përfaqësuesve të lartë.. veçanërisht në vitin 2006, i cili e solli popullin kroat në një pozitë të pabarabartë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)