Covidi në Itali, në 24 orë mbi 20 mijë të prekur dhe 120 të vdekur

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 18:26
Covidi në Itali, në 24 orë mbi 20 mijë të prekur dhe 120 të vdekur

Italia ka shënuar rritje të numri të rasteve dhe viktimave nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 20, 677 të infektuar nga 776, 563 teste të kryera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën 120 pacientë.

Ndërkohë norma e pozitivitetit ka rënë ndjeshëm në 2, 66%.

Sakaq autoritetet shëndetësore njoftojnë se 863 pacientë janë në terapi intensive, duke shënuar një rritje në krahasim me ditën e hënë.

(Kosova Sot Online)