Ky është rezultati nga votat e diasporës për Dragash

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 19:06
Ky është rezultati nga votat e diasporës për Dragash

Diaspora ka vendosur përfundimisht për kryetarin e ri të Dragashit për katër vitet e ardhshme. Sipas rezultatit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini do të marrë udhëheqjen e kësaj komune.

160 vota janë regjistruar nga diaspora për Bexhet Xheladinin e LDK-së, ndërsa 117 për Shaban Shabanin e PDK-së.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Këto vota ishin vendimtare për komunën e Dragashit ku u përsërit procesi i votimit për votuesit nga diaspora.

Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini pritet të udhëheqë Dragashin në katër vitet e ardhshme pasi mposhti kandidatin e PDK-së Shaban Shabani.

(Kosova Sot Online)