
Lexoni edhe:
Ndërprerja e furnizimit me ngrohje, Rama shkon në Termokos
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, tha të martën se vendi i tij nuk ka porositur dhe nuk ka rezervuar mjaftueshëm doza për ta vazhduar fushatën e vaksinimit gjatë çerekut të parë të vitit të ardhshëm.
“Kam punuar me ditë për ta hequr qafe mungesën e vaksinave, por vërtet, ne nuk kemi vaksina të mjaftueshme”, tha Lauterbach për transmetuesin publik, AFD.
Ndërprerja e furnizimit me ngrohje, Rama shkon në TermokosLexoni edhe:
Njoftimi erdhi në kohën kur Gjermania po përballet me rritje të numrit të rasteve, që Evropën e ka bërë përsëri epiqendër të pandemisë. Besohet se në rritjen e shifrave, përpos variantit Delta, tashmë po ndikon edhe varianti i ri, Omicron.
Javën e kaluar, Gjermania e shënoi shifrën më të madhe ditore të viktimave të koronavirusit që nga muaji shkurt, shkruan CNN.
Më herët këtë muaj, autoritetet gjermane vendosën masa kufizuese ndaj personave të pavaksinuar, duke ua ndaluar hyrjen në shumicën e dyqaneve, përjashtuar ato esenciale, si shitoret e prodhimeve ushqimore dhe barnatoret.
Udhëheqësit e vendit më parë kanë thënë se do ta shqyrtojnë mundësinë që ta bëjnë vaksinimin të detyrueshëm në mbarë Gjermaninë nga shkurti i i vitit të ardhshëm, ndonëse mungesa e vazhdueshme e dozave do të mund të pengonte një përpjekje të tillë.
(Kosova Sot Online)