
Mbyllet një laborator në Ferizaj dhe shoqërohet për në Polici punëtori që falsifikoi teste për COVID

Një laborator në Ferizaj është mbyllur për një kohë të pacaktuar pas operacionit të Policisë dhe Inspektoratit Shëndetësor, nën dyshimin se është duke lëshuar teste PCR SARS COV-19 të falsifikuara.
Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar, se në disa laboratorë mikrobiologjik në Ferizaj janë duke u lëshuar teste PCR SARS COV-19 në mënyrë të falsifikuar dhe kundërligjorë , sot rreth orës 10:40 në Ferizaj ka zhvilluar një operacion të përbashkët edhe me Inspektoratin Shëndetësorë.
Gjatë këtij operacioni, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë kontrolluar dhe legjitimuar 4 lokacione të laboratorëve në Ferizaj dhe në njërin prej tyre ka rezultuar se , përveç disa shkeljeve që është konstatuar, Inspektorati Shëndetësorë ka vërtetuar se një nga testet PCR SARS COV-19 që është lëshuar , rezulton të jetë i falsifikuar dhe ky laborator është mbyllur për kohë të pacaktuar .
Personi që e ka lëshuar këtë test, me inicialet K.XH ( M/K) i moshës 40 vjeçar që ishte punëtor i kësaj poliklinike është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj .
“Me vendim të Prokurorit ndaj tij është inicuar rast penal “Rastet e Posaçme te falsifikimit të dokumentit” për procedura të mëtejme hetimore “, thuhet në njoftimin e PK-së.
(Kosova Sot Online)