Një pjesë e lagjes “Kodra e Trimave” pa energji elektrike që dy ditë, prishet trafo

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 11:51
Një pjesë e lagjes “Kodra e Trimave” pa energji elektrike që dy ditë, prishet trafo

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka njoftuar se prej dy ditësh një pjesë e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë nuk ka energji elektrike.

Bajqonovci ka thënë se mbi 100 shtëpi janë pa energji elektrike në këtë të ftohtë dhe askush nuk po merret me ta.

Ai ka kërkuar nga KEDS të sanojë problemin dhe mos ti diskriminojë qytetarët e kësaj lagjeje.

Reagimi i plotë:

Po bëhen dy ditë që nuk ka rrymë në një pjesë të lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Mbi 100 shtëpi janë pa energji elektrike në këtë ftoftë dhe askush nuk merret me këta banorë.

Sipas banorëve arsyeja pse nuk ka energji elektrike, është një trafo e KEDS-it e cila nuk po e përballon ngarkesën.

Kërkoj që kjo kompani mos t’i diskriminojë qytetarët e kësaj lagje për shkak të një trafoje e cila është jashtë standardi.

KEDS e ka obligim t’i furnizojë qytetarët me energji elektrike 24 orë për të cilën paguajnë.

(Kosova Sot Online)