Berishaj ambasador i ri i Kosovës në Kroaci

  • A.P /
  • 20 December 2021 - 19:03
Berishaj ambasador i ri i Kosovës në Kroaci

Martin Berishaj, do të jetë ambasador i Kosovës në Kroaci. Berishaj sot i ka dorëzuar letrat kredenciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet llogarisë në Facebook.

“Sot, në cilësinë e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, e dorëzova kopjen e letrave kredenciale te udhëheqësja e Protokollit Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, znj. Emilija Vučinić – Margeta.”, shkroi ai.


(Kosova Sot Online)