I gjithë qyteti mbetet pa energji elektrike

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 21:14
I gjithë qyteti mbetet pa energji elektrike

Qyteti i Lezhës është pa energji elektrike. Siç raporton gazetari Gjergji Figuri një përcjellës i linjës 220 kilovolt të linjës OST është këputur dhe ka renë në rrjetin e shpërndarjes të OSHEE.

Për pasoja i gjithë qyteti ka mbetur pa energji. Teli ka rënë në zonën e banuar, pikërisht në lagjen Gurra duke krijuar panik, ndërsa grupet e OSSHEE janë vendosur në terren, por kërkohet ndërhyrja e OST për të normalizuar situatën. 


(Kosova Sot Online)