LDK-ja bojkoton seancën për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 16:24
LDK-ja bojkoton seancën për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit

Grupi i asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka paralajmëruar bojkotimin e seancës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit, ku në rend dite është zgjedhja e kryesuesi.

Sipas tyre, vendimi për mospjesëmarrje në seancë është marrë gjatë një takimi të zhvilluar në mes të nënkryetarëve të degës dhe asamblistëve të kësaj partie.

“Në takimin që kanë mbajtur sot, Grupi i Kuvendarëve me nënkryetarët e degës tonë, është vendosur që kuvendarët të mos marrim pjesë në seancën e radhës, ku pritet të jetë në rend dite zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës. Gjithashtu, nga ky takim doli zotimi se grupi do të mbetet në konsulta të vazhdueshme me kryesuesit që po e menaxhojnë degën deri në një situatë të re reformimi dhe lidershipi të ri”, thuhet në njoftimin e degës së LDK-së, të publikuar në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)