Ramush Haradinaj viziton kryetarin e komunës nga radhët e PDK-së

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 19:52
Ramush Haradinaj viziton kryetarin e komunës nga radhët e PDK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar sot kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu.

Aliu ka pritur në takim Haradinajn i cili e ka uruar për mandatin e ri në krye të Ferizajt.

Aliu tha se e ka falënderuar Haradinajn për mbështetjen që i patë dhënë për projektet në këtë qytet.

Postimi i plotë:

Ish Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe deputetin Besnik Tahiri, pata sot, mysafirë në zyrën time, për të pranuar urimet e tyre për mandatin tim të ri në krye të Ferizajt dhe natyrisht për të diskutuar ecjen, zhvillimin e projektet e Ferizajt për të cilën i falënderova për mbështetjen që patëm nga Qeveria Haradinaj dhe gatishmërinë të shtyjnë përpara projektet tona edhe në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)