Haxhiu shkarkon dy drejtorë të burgjeve, dyshohet se fshehën ngacmimin sek.sual ndaj të miturës

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 20:06
Haxhiu shkarkon dy drejtorë të burgjeve, dyshohet se fshehën ngacmimin sek.sual ndaj të miturës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë së fundi një vendim që ka të bëjë me dy qendra korrektuese në Kosovë.

Haxhiu mori vendim për shkarkimin e drejtorit të Burgut të Prizrenit, Heser Loku si dhe drejtorin e Burgut të Pejës, Arif Beqa.

Lajmi për shkarkimin e dy drejtorëve të këtyre qendrave korrektuese është konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë.

Arsyeja e shkarkimit të drejtorëve në fjalë ishte për shkak se të njëjtit kishin bërë fshehjen e një rasti të ngacmimit seksual ndaj një të miture.
“Po, janë shkarkuar sot për shkak të fshehjes së ngacmimit seksual ndaj një të miture”.

Poashtu theksohet se sipas raportit hetimor, rasti kishte ndodhur në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan ndërsa për këtë kishin qenë të njoftuar Loku dhe Beqa.

Vendimi për shkarkimin e tyre ka hyrë në fuqi që në momentin e nënshkrimit nga ministrja Haxhiu.

(Kosova Sot Online)