Tahiri thotë se Ballkani i hapur është vetëm mashtrim për krijimin e “Serbisë së Madhe”

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 22:03
Tahiri thotë se Ballkani i hapur është vetëm mashtrim për krijimin e “Serbisë së Madhe”

Ish-zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po kërkon të krijojë Serbinë e Madhe.

Tahiri komentoi edhe iniciativën e Ballkanit të Hapur, të cilën ka thënë se Vuçiq po e përdorë në favor të veten.

Ajo ka përmendur zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë, ku zyrtarët e Republikës Serbe kanë filluar procedurat për shkëputje nga autoritetet qendrore të Bosnjës e Hercegovinës. Tahiri i quan shqetësuese këto zhvillime.

“Serbia po kërkon të krijojë Serbinë e Madhe. E shohim tentimin për destabilizim serioz të Bosnje e Hercegovinës”, thotë ajo.

Tahiri thotë se takimet me Ramën i konvenojnë Vucic i cili del si person që është i hapu për bashkëpunim para ndërkombëtarëve.

“Vucic po shkon në Tiranë e po takohet me Ramën po buzëqesh duke e ndryshuar imazhin e tij ndërkohë që Ballkani po dridhet”, shtoi ajo. 


(Kosova Sot Online)