Detaje nga Stacioni i Autobusëve ku po dyshohet për bombë

  • A.P /
  • 23 December 2021 - 15:16
Detaje nga Stacioni i Autobusëve ku po dyshohet për bombë

Policia e Kosovës e ka rrethuar me shirita Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pasi dyshohet për një bombë.

U.D., i Drejtorit të Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda, ka konfirmuar se aktualisht nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”, tha Grezda.

Ndërsa sa i përket dyshimeve për bombë, ai kërkoi që të pyeten organet e rendit.

Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar asgjë për këtë rast, por në vendngjarje ndodhet të gjitha njësitet relevante.


(Kosova Sot Online)