Bordi i AKP-së miratoi kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të hapësirës së Ndërmarrjeve (në likuidim) për nevojat e projektit Manifesta

  • G.G /
  • 23 December 2021 - 16:20
Bordi i AKP-së miratoi kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të hapësirës së Ndërmarrjeve (në likuidim) për nevojat e projektit Manifesta

23 dhjetor2021

KOMUNIKATË PËR MEDIA-MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së

Bordi i AKP-së miratoi kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të hapësirës së Ndërmarrjeve (në likuidim) për nevojat e projektit Manifesta

Prishtinë -Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Bordi diskutoi lidhur me raportin e Komitetit të Auditimit dheu informua mbi zhvillimet e fundit lidhur me aktivitetet e AKP-së për periudhën 01 Nëntor 2021 – 30 Nëntor 2021.

Bordi diskutoi lidhur me zbatimin e rekomandimeve të NJAB dhe komunikoi prioritetin për zbatimin e tyre, poashtushqyrtoi Raportin për mënyrat e shpalljeve publike dhe marketingutpër nevojat e Agjencisëdhe kërkoi që tëavancohen dhe zbatohen modelet e reja të marketingut dhe shpalljeve publike për tender dhe qiratë.

Më tutje Bordi u informua lidhur me draft Rregulloren për Rregullat e Përgjithshme të Tenderit dhe Procedurave të Shitjes dhe formoi komisionin I cili do tëanalizon dhe propozon Rregulloren e plotësuar për mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Bordi gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi pagesën nga fondet e llogarisë në likuidim të NSH "YUMKO" meqëllim të zbatimit të Urdhrit të Dhomës së Posaçme për përfshirjen në listë
të një punëtori të NSH-së.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi me disa propozime kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të hapësirës së Ndërmarrjes së Re Grand Hotel (në likuidim) dhe NSh Kinema ABC(në likuidim) për nevojat e projektit Manifesta.

Në këtë takim Bordi i Drejtorëve aprovoiRaportet e shpërndarjes për kreditorët e NSh-ve:

1.GJI033 ZadrugaShterpce, Shtërpcë; 2 PRN026 PLASTIKA, Prishtinë; 3 PRZ036 Printeks, Prizren;
4 PEJ040 Ag Coop "Ujmir", Klinë; 5 PEJ154 Kombinati i Drurit, Pejë;6 PEJ139 17 Nëntori, Pejë;
7 GJI103 D.T.P. Mladost, Shtërpcë;8 PRN092 EXIMKOS, Prishtinë.

Bordi shqyrtoi propozimin e Autoritetit të Likuidimit për rritje të buxhetit tëNSh Ballkan, gjithashtu shqyrtoi propozimin i Autoritetit të Likuidimit për heqje dorë të aseteve në procesin e likuidimit për këto NSHnë likuidim: 1 NSH Urata, Prishtinë për parcelën që përdoret si rrugë dhe trotuar dhe 2. NSH Urata, Prishtinë për objekt të shkatërruar dhe pa vlerë monetare në tokën e një ndërmarrje tjetër.

(Kosova Sot Online)