Presidenti malazez infektohet me koronavirus

  • A.P /
  • 24 December 2021 - 23:07
Presidenti malazez infektohet me koronavirus

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit, njoftoi zyra e tij.

Sipas deklaratës së presidencës malazeze, Gjukanoviq ka vetëm simptoma të lehta.

“Kreu i shtetit, 59 vjeç, shfaq vetëm simptoma të lehta dhe po i kryen detyrat e tij zyrtare në izolim në shtëpi”, thuhet në deklaratë.

Gjukanoviq anuloi një takim me kryetarin e parlamentit turk, Mustafa Sentop në Podgoricë për shkak se kishte pasur kontakt me një person të infektuar me koronavirus.


(Kosova Sot Online)