
A e ka ndalur Kurti korrupsionin?, reagon Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se korrupsioni nuk është ndalur me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit.
“Si mundet dikush që qe 17 vjet i ka premtuar popullit që ‘nuk i çojë familjarët në punë”, qysh mundet pas 17 vjetëve me bo këtë? A e di që 17 vjet i ke premtuar dikujt që s’ke me bo”, pyet Haradinaj.
“Ky që u ka thënë për 17 vjet që kushërinjtë e familjarët janë për dasma ju paska pas rrejt. Unë këtë po dua me vërtetuar. Po del që i ka rrejt se familjarët po i shtinë në punë për çdo ditë”, shtoi ai.
“Së fundi, zotëria, në pikë të territ e gënjeu popullin e vetë e thotë se fajin e kanë të tjerët. Qe nëntë muaj e ke marrë qeverinë”, pyet Haradinaj.
“Ju ka rrejt që s’boj korrupsion. Edhe ma zi. Shefat e korrupsionit i ka mbledhur ngat veti”, thotë Haradinaj.
(Kosova Sot Online)