Parashikimi i motit për këto ditë dhe natën e ndërrimit të viteve

  • A.P /
  • 28 December 2021 - 20:46
Parashikimi i motit për këto ditë dhe natën e ndërrimit të viteve

Vranësira dhe reshje shiu kohëpaskohe ditëve të fundit të vitit 2021.  Në vise të ulëta edhe mjegull.  Temperaturat mbi vlera mesatare.

Sipas Prishtina Weather kjo e mërkurë do të jetë kryesisht me vranësira.  Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

30.12 – Kryesisht me vranësira.  Në mëngjes përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull.  Pasdite reshje të dobëta shiu.

31.12 – Në mëngjes ngrica.  Ditën vranësira e diell dhe më butë.

Temperaturat mbi vlera mesatare.  Minimalet luhaten nga 3C deri 5C, e të premten në mëngjes edhe mund të zbresin në -2C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 8C e 10C, e të premten ditën rriten edhe deri në 12C..

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-7m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes nga dita e premte.


(Kosova Sot Online)