Shi e mjegull, moti për sot dhe nesër

  • E. /
  • 29 December 2021 - 08:23
Shi e mjegull, moti për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend. Sipas IHMK’së, këto dy ditë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Të enjten nuk parashihen reshje pos ndonjë rigë e izoluar. Në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Të enjten nuk parashihen reshje pos ndonjë rigë e izoluar. Në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

(Kosova Sot Online)