
Drejtori i KEK-ut për pretendimet e Molliqajt: Po t’i kontribuonte KEDS-i rënies së blloqeve, do të dëmtohej edhe vetë

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi ka folur për liderin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i cili sot ka dhënë informacione në Policinë e Kosovës lidhur me dyshimet për rënien e blloqeve A3 dhe A5, e cila sipas tij, është bërë në mënyrë të qëllimshme.
Krasniqi tha se Molliqaj po flet për blloqet A3 dhe A5, ndërsa po atë ditë blloku A4 ka qenë jashtë funksionit, e që sipas tij, po të ishte edhe A4 në funksion do të kishte rënë po atë ditë.
Sipas tij, e gjithë kjo ka ndodh jashtë kontrollit të KEK-ut.
“Së pari ky flet për Kosovën A, jo për Kosovën B. Në datën kur ka ndodh kjo, dy blloqe kanë qenë në operim, A3 dhe A5, ndërsa A4 ka qenë jashtë. Sikur të kishte qenë edhe A4 edhe ai kishte ra në atë kohë, por kanë reaguar mbrojtja e termocentralit. Kjo ka ndodh jashtë kontrollit të KEK-ut”, tha Krasniqi.
Drejtori i KEK-ut tha se kjo deklaratë e Molliqajt është e pakuptueshme, pasi sipas tij, nuk ka logjikë që dikush ta dëmtojë reputacionin e tij.
“Të thuash që është bërë në bashkëpunim të KEDS-it, menaxhmentit të ri dhe Qeverisë është e pakuptueshme sepse kjo do të ishte dëm edhe për reputacionin e atyre që udhëheqin. Nuk ka logjik që dikush ta dëmtojë reputacionin e vetë.
Por të deklarosh këtë gjëra që nuk kanë asnjë bazë e asnjë argument, përveç të bësh deklarata të thata. Si mund të jetë dikush ë përgjegjshëm në këtë detyrë? Hetim mund të kërkojmë, por vetëm kur të ketë bazë. Dmth përvec deklaratave. Nuk pashë asnjë argument apo evidencë”, tha Krasniqi.
(Kosova Sot Online)