Pas debatit të gjatë, deputetët e miratojnë pasaportën shëndetësore

  • A.P /
  • 06 January 2022 - 16:06
Pas debatit të gjatë, deputetët e miratojnë pasaportën shëndetësore

Pas tri ditëve me debat të ashpër, të nxitur edhe nga deklarata kundërthënëse e Presidentit Emmanuel Macron për personat e pavaksinuar, Asambleja Kombëtare e Francës të enjten e miratoi projektligjin që do ta transformojë pasaportën shëndetësore në “pasaportë vaksinimi”.

Projektligji u miratua para orës 5 e 30 të mëngjesit me 214 vota për, 93 kundër e 27 abstenime. Projektligji tani duhet të miratohet nga Senati, që do ta shqyrtojë dokumentin në fillim të javës së ardhshme, shkruan France24/

Qeveria e Macronit dëshiron që masat e reja të hyjnë në fuqi më 15 janar, por zbatimi me gjasë do të shtyhet për shkak të zgjatjes së debatit në Asamble.

Sipas këtij projektligji, personave mbi moshën 12-vjeçare do t’u kërkohet dëshmi e vaksinimit për hyrje në restorante, qendra kulturore ose për ta shfrytëzuar transportin publik ndër-rajonal. Testi negativ për Covid-19 nuk do të jetë më i mjaftueshëm, përpos qasjes në qendra dhe shërbime shëndetësore.

Miratimi i këtij projektligji u bë pas deklaratës së Macronit të martën, e cila nxiti shumë reagime. Ai tha se strategjia e tij është që t’i irritojë të pavaksinuarit duke ua shtuar kufizimet për t’i bindur që ta marrin vaksinën.

(Kosova Sot Online)