Bill Clinton reagon pas vdekjes së aktorit Sidney Poitier: Ai e ndryshoi Hollywoodin, Amerikën dhe botën

  • A.P /
  • 07 January 2022 - 21:46
Bill Clinton reagon pas vdekjes së aktorit Sidney Poitier: Ai e ndryshoi Hollywoodin, Amerikën dhe botën

Sidney Poitier, i cili kapërceu barrierat racore si fituesi i parë me ngjyrë i Oskarit për aktorin më të mirë, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-presidenti amerikan Bill Clinton.

“Sidney Poitier ndryshoi Hollywoodin, Amerikën dhe botën përgjithmonë nëpërmjet shumë performancave të tij të paharrueshme, nëpërmjet forcës, mirësisë dhe dinjitetit që rrezatoi në ekran dhe jashtë tij. Do të jem gjithmonë mirënjohës që pata mundësinë të kalojë kohë me të”, shkroi Clinton.

Poitier kishte fituar Oscarin e tij për aktorin më të mirë që bëri histori për “Zambakët e fushës” në vitin 1963, duke luajtur rolin e një mjeshtri që ndihmon murgeshat gjermane të ndërtojnë një kishëz në shkretëtirë.


(Kosova Sot Online)