Fatmir Limaj shkon te familja e Kadri Veselit

  • A.P /
  • 09 January 2022 - 17:27
Fatmir Limaj shkon te familja e Kadri Veselit

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka shkuar për ngushëllime te familja e Kadri Veselit në Mitrovicë, pas vdekjes së nënës së tij.

“Sot, bashkë me bashkëpunëtorë qëndruam në familjen e ish kryeparlamentarit Kadri Veseli për të ndarë dhimbjen për vdekjen e nënës Ajshe Veseli”, thuhet në një njoftim të Nismës.

“Bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Veseli e cila këtë moment të vështirë po e kalon pa prezencën fizike të kryefamiljarit të tyre! Nëna Ajshe u prehtë në paqe!”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)