Syla: Ja kush tentoi ta vrasë Isa Mustafën

  • A.P /
  • 11 January 2022 - 16:01
Syla: Ja kush tentoi ta vrasë Isa Mustafën

Valon Syla e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkeljen e parimeve, duke marrë shkas nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës në Komunën e Gjilanit.

Syla tha se LVV-ja kishte bërë atentat ndaj Isa Mustafës në kohën kur ky ishte kryeministër, ndërsa më pas bëri koalicion me LDK-në e udhëhequr prej tij për të qeverisur bashkë.

“Qata që provun me ba atentat – se ia kemi nis me i harru do fjalë eksplicite si atentati – që provun me vra Isa Mustafën, u bënë bashkë, Qeveria Kurti 1 me LDK-në. Atentat u kanë, tentim-atentat u kanë”, tha ai.

Sipas Sylës, aktivistët e LVV-së i ishin futur Mustafës te shtëpia.

“Po i kanë çu kerret e zyrtarëve në hava”, tha ai, duke replikuar me profesorin Blerim Latifi.

(Kosova Sot Online)