“Na e kpute zemrën o Erin, m’kujtohet biseda e fundit..”, postime prekëse të miqve të 27-vjeçarit nga Prishtina që vdiq mbrëmë

  • G.G /
  • 12 January 2022 - 10:21
“Na e kpute zemrën o Erin, m’kujtohet biseda e fundit..”, postime prekëse të miqve të 27-vjeçarit nga Prishtina që vdiq mbrëmë

Vdekja e të riut nga Prishtina, Erin Godanci, ka tronditur Prishtinës. Ai u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare. Varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e Dragodanit, në ora 14:30.

Për vdekjen e tij kanë shkruar fjalëprekëse shumë të rinj nga kryeqyteti, duke thënë se Erini ishte shumë i hareshëm.

Miqtë e tij kanë ndarë edhe pjesë nga bisedat e tyre të fundit, teksa janë shprehur tejet të mërzitur për ikjen e tij.

“Sot ma kpute zemren more Erin Godanci… mkujtohet biseda e fundit ne kerr ma bojshe aaa qesi kerri po du me ble edhe une… ki pas plane tmdhaja… do ta kujtojm pergjithmone sensin e humorit ton, statusat e mbi te gjitha muziken qe na ki lshu. Zoti jau lehtsofte dhimbjen familjareve edhe gjithe shoqnise”, ka shkruar njëri prej tyre.

“Lamtumire Erin Godanci shume heret na le bre djale. Te pushoft shpirti i mire qe e ke pas“.

“Erin qysh mer kshtu ej ???? Na kpute shpirtin more djal … Veni e hupi 1 superdjal pozitiv qe e kemi dasht krejt e menxi skena prite me u taku prap me to. U prehsh ne paqe Erin djali”.

“Nuk po më besohet që na le Erin. Ke qenë dhe do mbetesh njëri ndër shokët më pozitiv dhe i hareshëm që kam takuar në jetë.”

“Oh Erin djali na tranove, zemrën na e kpute.U prefsh në paqe, ngushllime familjes!“, ishin vetëm disa nga shumë postime prekëse në Facebook.

(Kosova Sot Online)