Rama e prezanton një pjesë të kabinetit qeverisës

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 19:08
Rama e prezanton një pjesë të kabinetit qeverisës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar drejtoritë që do të udhëhiqen nga LDK-ja në kryeqytet.

Anipse është arritur një koalicion mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë, emrat e drejtorive që do të udhëhiqen nga PDK-ja nuk janë bërë të ditur ende.

Rama sot ka bërë të ditur vetëm emrat e 16 drejtorive nga LDK-ja që do të udhëheqin në kryeqytet, ndërsa tha se javën tjetër do të plotësohet i gjithë ekipi.

(Kosova Sot Online)