Publikohet fotografia e të riut E.M që u vra sot në Pejë

  • A.P /
  • 20 January 2022 - 17:41
Publikohet fotografia e të riut E.M që u vra sot në Pejë

Mediat kanë publikuar fotografinë e të riut që mbeti i vrarë sot në Pejë, si pasojë e një përleshjeje me thika.

E.M., 26-vjeç, nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve të marra nga thika, ai vdiq duke u trajtuar në spital.

Publikohet fotografia e të riut që u vra sot në Pejë

Mediat kanë publikuar fotografinë e të riut që mbeti i vrarë sot në Pejë, si pasojë e një përleshjeje me thika.

E.M., 26-vjeç, nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve të marra nga thika, ai vdiq duke u trajtuar në spital.

 

Sulmi me thikë ka ardhë pas një përleshjeje, ku të përfshirë ishin edhe dy persona

Ngjarja ndodhi sot para orës 15:00 në lagjen “Fidanishte” në Pejë, ndërsa për vrasjen e të riut janë prangosur dy persona.

Lajmin për arrestimin e dy të dyshuarve e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Si pasojë e një përleshje në Pejë, një person ka humbur jetën nga lëndimet e marra, dy persona janë arrestuar, njëri i dyshuar për veprën pënale vrasja: e tjetri për veprën penale “lëndim trupor”. Në këtë rast ka pësuar lëndime trupore edhe i dyshuari për veprën penale “vrasja””, tha Nikçi

Ai tha se pas intervistimit, të dyshuarit do të ndalohen për 48-orë, me urdhër të prokurorit të shtetit.

Nuk dihen motivet që çuan deri te vrasja.

Image


(Kosova Sot Online)