Blinken autorizon vendet baltike të dërgojnë armatime

  • A.P /
  • 23 January 2022 - 08:59
Blinken autorizon vendet baltike të dërgojnë armatime

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të shtunën se ka autorizuar vendet baltike, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë që të dërgojnë në Ukrainë raketa anti-tank dhe anti-ajrore të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, një lëvizje që vjen në mes të tensioneve në rritje të Ukrainës me Rusinë.

“Përshpejtova dhe autorizova dhe ne mbështesim plotësisht transferimet e pajisjeve mbrojtëse që aleatët e NATO-s, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë po i ofrojnë Ukrainës për të forcuar aftësinë e saj për t’u vetëmbrojtur përballë agresionit të paprovokuar dhe të papërgjegjshëm të Rusisë,” tha Blinken në një postim në Twitter.

Ai falënderoi gjithashtu këto ish-republika sovjetike dhe anëtare e NATO-s, “për mbështetjen e tyre për Ukrainën.”

Miratimi nga ana e Blinken për dërgesat e armëve erdhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, nuk arritën ndonjë përparim në lidhur me Ukrainën në takimin e nivelit të lartë, përveç premtimit se do të vazhdojnë bisedimet.

Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov u takuan për rreth një orë e gjysmë në Gjenevë, por asnjëri prej tyre nuk ndryshoi qëndrim lidhur me çështjet thelbësore.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov u takuan për rreth një orë e gjysmë në Gjenevë, me të dy zyrtarët që refuzuan të lëvizin për kërkesat thelbësore.

“Ne kemi qenë të qartë se nëse ndonjë forcë ushtarake ruse kalon kufirin e Ukrainës, kjo do të përbënte një pushtim të ri. (Një veprim i tillë) do të përballet me një përgjigje të shpejtë, të ashpër dhe të bashkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët dhe aleatët tanë,” tha ai në një konferencë shtypi në Gjenevë, pas takimit me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

(Kosova Sot Online)