Kryeministri malazez e vazhdon betejën me Abazoviqin, sot kërkon të votohet kundër tij

  • A.P /
  • 24 January 2022 - 16:02
Kryeministri malazez e vazhdon betejën me Abazoviqin, sot kërkon të votohet kundër tij

Qeveria e Malit të Zi, në një mbledhje nëpërmjet telefonit, do të votojë sot për propozimin e Kryeministrit Zdravko Krivokapic që Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq të shkarkohet nga pozita e kryetarit të Këshillit Kombëtar për luftimin e korrupsionit në nivel të larë, bën të ditur Radio Televizioni i Niksicit.

Sipas këtij televizioni, duke paasur parasysh që shumica e ministrave në qeveri e mbështesin e Krivokapiqin, është realiste që ky propozim të kalojë në mbledhjen telefonike të Qeverisë së Mali të Zi.

Ky Këshill,  në krye të të cilit është Abazoviq është theneluar në dhjetor të vitit 2020. Propozimi i Dritan Abazoviq që Mali i Zi të ketë një qeveri të pakicës ka nxitur tensione në Mal të Zi. Krivokapiq, i cili mund të shkarkohet në fillim të shkurtit, po e lufton Zëvendësin e tij Abazoviq. Ai ka propozuar që ai ta shkarkohet nga posti i Zëvendëskryeministrit, por për këtë duhet të ketë votim në Parlament.

(Kosova Sot Online)