
Një burrë ngrihet nga tavolina e të vdekurve

Një video e frikshme nga një morg rus filloi të qarkullonte në rrjetet sociale. Pamjet e kamerave të vëzhgimit, të postuara fillimisht nga një përdorues anonim në kanalin Telegram, shfaqin një burrë duke u ngritur nga një tavolinë në morg.
Në video fillimisht shfaqen dy burra të shtrirë nën çarçafë, por njëri prej tyre u ngrit nga tavolina ku mjekët i shtrinin të vdekurit. Videoja është realizuar në Tver, një qytet në pjesën perëndimore evropiane të Rusisë, shkruajnë mediat lokale.
Gazetarja e portalit SamaraOnline tregon se nuk dihet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë në video, nëse dikush e ka shpallur të vdekur gabimisht njeriun apo është një marketing viral morbid për ta promovuar një film horror të ardhshëm, shkruan agjencia kroate e lajmeve.
(Kosova Sot Online)