
Caktohet data për konferencën e dhjetë për çështjen e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit në Gjykatën Speciale

Më 4 shkurt mbahet konferenca e dhjetë për ecurinë e çështjes në rastin eHashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, thuhet se konferenca nis në orën 14:30.
Kujtojmë, qëmë 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.
Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
(Kosova Sot Online)